AktualitetKosovaTë fundit

Situata në Veri të Kosovës, analisti: Marrëveshja e lëvizjes së lirë, e para e firmosur në Bruksel, targat çështje e parëndësishme, dy opsionet pse po përdoret nga Beogradi

Analisti Arjan Vasjari mendon se situata në Veri të Kosovës po përdoret nga Beogradi. Ai dha dy opsione në “Real Story” në News24, siç është ajo për të ngritur sa më shumë pretendimet nga pala serbe në tryezën e negociatave në Bruksel, ose për të detyruar Kosovën të pranojë nismën “Ballkani i Hapur”.

“Ndoshta jam i prirur që për shkak të kësaj lëvizjeje të z Kurti, Vuçiç e shfrytëzon këtë si çështje për të rritur stekën e pretendimeve të tij në tryezën e dialogut.
E them këtë sepse marrëveshja e lëvizjes së lirë është marrëveshja e parë që është firmosur dialogu në 2011. Marrëveshja për lëvizjen e lirë ka filluar të elaborohet në korrik 2011 dhe në shtator është pranuar nga palët. Bëhet fjalë për një nismë që është marrëveshja e parë, marrëveshja më pak e rëndësishme për Serbinë.
Targat janë një pjesë e marrëveshjes, përkundrazi është një marrëveshje që po aplikohet shumë vonë. Përmes çështjes së targave, një çështje krejtësisht e parëndësishme…Kosova ka firmosur me Beogradin 23 marrëveshje, mes të cilave, të vetmet realisht të hyra në fuqi janë marrëveshja e lëvizjes së lirë, është marrëveshja për regjistrat civil dhe pjesa tjetër ose kanë hyrë pak ose fare, si çështja e vulave doganore, e ekuivalentimit të diplomave e universitetit të Mitrovicës.

Nuk kanë pasur ndonjë peshë reale të vërtetë…Ka një anomali logjike të nxjerrësh tanket për një marrëveshje që ke firmosur, arsyeja është ose Beogradi e përdor për të ngritur stekën në tryezën e dialogut, ose mund të jetë një mekanizëm për ta detyruar Kosovën të pranojë të hyjë në Ballkanin e Hapur, sepse çështja e targave bëhet e pavlerë më pas. Praktikisht Vuçiç është duke shkelur marrëveshjen e Kumanovës dhe faktori ndërkombëtar nuk po ndihet. Sjellja e Serbisë është kaq anomale sa është një bufonadë. Me kë do e bëjë luftën. Është një demonstrim force krejt i pavlerë. Është aplikimi i një taktike politike përmes mjeteve ushtarake”, deklaroi Vasjari.

 

Fraksion.com