AktualitetPolitikëTë fundit

Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë dhe aktualisht në Prishtinë është duke u mbajtur ceremonia zyrtare. Sikurse shihet edhe nga pamjet ceremonia po zhillohet duke respektuar disa nga masat anti-covid.

Të dy kryeministrat janë duke mbajtur nga një maskë anti-covid, por nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama i ka thyer rregullat duke u dhënë dorën zyrtarëve kosovar.

Një gabim të tillë që nuk e bëri homologu i tij Albin Kurti. Kryeministri kosovar zgjodhi që t’i drejtojë grushtin zyrtarëve të delegacionit shqiptar, që shoqëronin Edi Ramën në këtë vizitë zyrtare.

Pas takimit të zyrtarëve dhe nderimeve të ceremonisë Rama dhe Kurti duke thyer heshtjen janë drejtuar drejt Kryeministrisë së Kosovës duke diskutuar, ndërsa shihen edhe të qeshur.

Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë. Mediat kosovare ditën e djeshme bënë publike edhe axhendën e takimit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin

Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”.

Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti!

Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti!

Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti!

 

Fraksion.com