Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen nesër në Tiranë, publikohet axhenda
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen viziton nesër Tiranën, ku do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama dhe do të jetë e pranishme në disa aktivitete.
Kryeministria publikoi sot axhendën e vizitës së presidentes së KE-së.
Von der Leyen do të pritet me ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave.
Më pas do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama.
Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë.
Në fund të vizitës së saj, presidentja e KE-së do të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Fraksion.com