AktualitetPolitikëTë fundit

Padi për shpifje ndaj Veliaj, Tabaku: Kam besim te vendimi i Drejtësisë

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ishte sot në SPAK në seancën gjyqësore për padinë që ka ngritur ajo për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një prononcim për mediet, Tabaku tha se Veliaj gjatë fushatës elektorale bëri disa akuza ndaj personit tim, të pavërteta të cilat unë ja lë në dorë sistemit të drejtësisë që ti vërtetojë.

“Unë e kuptojë se politika e ditës hedhë shumë baltë hedhë akuza, hedh fjalë por në fund të ditës politika duhet të ketë moral në radhë të parë. Sa herë që ti shpif për një kundërshtar, sa herë akuzon një kundërshtar. Sa herë gënjen për një kundërshtarë ti duhet të përballësh me atë. Gjatë fushatës elektorale bëri disa akuza ndaj personit tim të pavërteta të cila unë ja lë në dorë sistemit të drejtësisë që ti vërtetoje. Për të qenë dhe pak biblik këtë të hënë të mëngjesi kush rron nga shpata nga shpata vdes, kur rron me shpifje me shpifje do e pësojë”, tha ajo.

Tabaku theksoi do ia lejë në dorë drejtësisë dhe kam besim se do ketë një vendim të drejtë.

“Unë ia le në dorë sistemit të ri të drejtësisë, është një sprovë dhe për ato që të japin rezultatin para njerëzve të pushtetshëm dhe me para edhe për njerëz që presionojnë mediet, rrethojnë gjykatat, të japi një vendim të drejtë. Jam e sigurt që do të ketë një vendim të drejtë”, tha ajo.

Në lidhje me faktin se Veliaj nuk është paraqitur në gjykatë, Tabaku tha se nuk më intereson farë se çfarë bënë Veliaj në këto momente, por ta dijë se do më ketë mua përballë, PD dhe këdo tjetër për të cilin ai shpif.

“Nuk mund ta kalojmë dot çdo gënjeshtër që ne hedhim, thjesht pa asnjë pasojë. Unë në karrierën time jam përpjekur të flas me fakte me shifra me argumente edhe kur e di se në rastin e Veliaj që ka akuza konkrete që ka përfshirje konkrete në vepra korruptive edhe më rëndë se ka asnjëherë nuk kam abuzuar me fjalën, por besoj se Veliaj do mbajë përgjegjësi dhe të shërbejë për të gjithë ato zyrtarë të tjerë ministra dhe Kryeministri në radhë të parë të cilat kemi çështje të tjera gjyqësore që të mbajnë përgjegjësi për fjalët që thonë”, tha Tabaku.

 

Fraksion.com