AktualitetPolitikëTë fundit

“Nga e dinit për Berishën?”; Rama: SHBA është superfuqi, nuk influencohet nga asnjë arkë me diamante dhe flori

Kryeministri Edi Rama u pyet në Open nëse kishte dijeni më parë për shpalljen non grata të Sali Berishës referuar deklaratës së tij të 2019.

Rama foli edhe për çështjen e lobimit se sa e mundur është të influencosh në departamentin e shtetit amerikan për një vendim të tillë.

Debati

Nga e dinit për Berishën në 2019?

Rama: Unë di dhe gjera të tjera për shkak të pozitës që kam.

A jeni ju një autor në këtë gjë?

Rama: Skam asnjë koment , shpallja është e qartë , çdo koment e politizon

Po për lobim?

Rama: Sikur SHBA të funksiononte me lobime, imagjoni se sa diktatorë me arka me diamante dhe flori mund ta kishin blerë Amerikën kushedi sa herë, ata janë ata që janë sepse nuk i blen njeri në këtë tokë, ata e bëjnë atë. Lobimi atje është ca foto me kongresmenë e senatorë dhe ca se dinë fare ku i bie Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje me pagesë por kaq.  Por lobim te departamenti i shtetit , nëpërmjet të gjithë miliarderëve të Amerikës, nuk funksionon kështu do ishin si ne , ata janë superfuqi.

Nuk influencohet qeveria atje, është një përrallë që ua tregon atyre që duan ta besojnë , si mund SHBA-të jenë një shtet që merr vendime nga lobimet, do ishin një vend i diskretituar ath. S’mund ta blesh vendim marrjen e tyre.

 

Fraksion.com