AktualitetKosovaTë fundit

Kurti takohet me komandantin e KFOR’it, tregon nëse sot do të ndërhyjnë në veri

Kryeministri Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Me këtë rast Kurti pas takimit me Ramën ka folur për media për situatën e krijuar në veri.

Kurti ka thënë se sot bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme kanë diskutuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR’it për situatën e sigurisë, e po ashtu dje ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s e përfaqësuesin për Politikë të Jashtme të Komisionit Evropian.

Derisa u raportua se forcat e KFOR’it do të ndërhyjnë sot në veri, Kurti tha se nuk kanë informacione për këtë, derisa ai është shprehur se ai nuk merr vendime pa vlerësimet që u vinë nga Policia e Kosovës.

“Ne diskutuam me gjeneralin Federici, komandatin e përgjithshëm të KFOR’it për situatën e sigurisë. Meqenëse ne i kemi policët tanë atje dhe ata e bëjnë vlerësimin e situatës. Vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, madje përmbajtja e tyre është shumë profesionale e sigurisë. Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime pa vlerësimet që na vinë nga Policia e Kosovës mbi rrethanat në të cilat ata ndodhen atje dhe ne shkëmbejmë informacionin me KFOR’in sepse jemi më shumë të pranishëm se edhe vetë  KFOR’i. Unë nuk kam një informacion të tillë të përgatitjes së hyrjes së KFOR’it. Kam biseduar dje edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Stoltenberg edhe me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin për Politikë të Jashtme, zotin Borell”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se janë shprehur të hapur për bisedime me Serbinë në Bruksel, por që shteti serb nuk ka pranuar.

Ai ka deklaruar se janë edhe më tej të hapur për bisedime.

“Jemi të hapur për bisedime qysh kur i kanë kërkuar bisedimet të hënën e 20 shtatorit ne kemi qenë të gatshëm të udhëtojmë në Bruksel, bisedimet janë refuzuar nga Beogradi edhe tani jemi të gatshëm, në çdo moment që organizohet takimi ne do të shkojmë në Bruksel, ndërkaq komandanti i përgjithshëm i KFOR’it po ashtu është në kontakt me kryetarët e komunave në Veri dhe është i interesuar edhe ai që situata të deeskalojë, përkundër të disa nxitjeve që na vijnë nga fqinji ynë verior dhe në këtë mënyrë të rikthehemi në paqe e siguri të plotë”, ka shtuar Kurti./Express

 

Fraksion.com