Kultivoi kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë, në shtëpi iu gjet një pushkë dhe municion luftarak
Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Mirditë pasi u kap duke kultivuar kanabis. Sipas Policisë, gjatë kontrolleve në fshatin e quajtur Shëngjergj, 52-vjeçari me inicialet T. H, u kap duke mbjellë bimë kanabisi.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Fraksion.com