Kryeministri Rama takohet me kryetarin e LDK-së
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka filluar takimin me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.
Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje në fillim të takimit, për të vazhduar më pas takimi i tyre me dyer të mbyllura.
Rama mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e që më pas patën edhe një konferencë të përbashkët për medie.
Sot kryeministri shqiptar do të takojë edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.
Fraksion.com