Life StyleTë fundit

Xhensila Myrtezaj befason fansat, ja look-u i ri i këngëtares

Xhensila Myrtezaj vendosi që këtë herë të eksperimentojë me look-un e saj. Këngëtarja u shfaq krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në fotografitë e fundit që publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Myrtezaj shihet me flokë të shumë të shkurtër, me baluke dhe me make up profesional, i cili ndryshe nga herët e tjera, përfshinte edhe quka fallco.

Këngëtarja pozoi e veshur me sytjena të tejdukshme, me gurë, të cilat i tregonin gjoksin e tonifikuar dhe barkun e sheshtë. Ndërsa në pjesën e poshtme, artistja kishte veshur një palë pantallona të zeza të gjata deri mbi gju, të cilat kishin po ashtu një detaj me gurë: një lule.

“Durim…”, shkroi hensila krahas fotove, ku shfaqet mjaft joshëse.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Nuk dihet nëse kjo është një mënyrë që këngëtarja ka zgjedhur për të njoftuar fansat e saj se një këngë e re është rrugës.

Artistja kujdeset shumë për pamjen e jashtme, pasi jo vetëm që stërvitet rregullisht çdo ditë, por ushqehet edhe shëndetshëm.

 

Fraksion.com