AktualitetPolitikëTë fundit

Simpatizantët dalin për të pritur Berishën në Vlorë, të pranishëm dhe Leskaj, Noka e Nishani. Kryetari i degës: I thirra demokratët, nuk kam patur presione

Sali Berisha mban sot Foltoren e tretë në qytetin e Vlorës me demokratët. Para Pallatit të Kulturës në qytetin bregdetar kanë dalë mbështetës të ish-kryeministrit.

Mes pritësve janë dhe deputetët Flamur Noka e Bujar Leskaj, ish-Presidenti Nishani apo dhe kryetari i degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj.

Ky  i fundit për mikrofonin eNews24 ka deklaruar se “Demokratët e Vlorës, anëtarësia po pret liderin historik të PD, ish-kryeministrin Berisha. Jo, nuk kam pasur presione, në mënyrë absolute. Kam thërritur, publikisht që është e mbështetur mbi idetë dhe parimet e PD. I qëndrojë kësaj thirrje. Shpresojmë që PD pas kësaj lëvizje do të jetë e mundur që të shporrim këtë qeveri.”

Jo vetëm kaq, por gazetari Enrik Mehmetaj raporton për BalkanWeb se në Vlorë kanë shkuar edhe drejtues degësh të tjerë në qark për të pritur Berishën.

 

Fraksion.com