Mbërrijnë në Rinas 259 afganë, Xhaçka: Tani në strehë të sigurtë, rikonfirmim i përkushtimit tonë
259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka informoi pasditen e sotme për afganët e sapombërritur në Rinas, duke theksuar se mbërritja në Rinas e 259 fëmijëve, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, u mundësua nga bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët.
“Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, tha Xhaçka.
Në fund të gushtit deri në shtator mbërritën në vendin tonë qindra afganë që iu ikën tmerreve të luftës. Ata u akomoduan në struktura hoteliere në bregdet, duke iu dhënë një jetesë të dinjitetshme deri në sistemimin përfundimtar.
Fraksion.com