“Deklarata e Ramës në Asamblenë e OKB-së për njohjen e Kosovës”; Kryeministrja serbe: Deklarata të tilla nuk janë të mira për sigurinë rajonale
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së OKB-së ku iu kërkoi 193 vendeve pjesëmarrëse që të njihni pavarësinë e Kosovës.
Në një deklaratë për median serbe Tanjug, Brnabiç është shprehur se deklarata të tilla nuk janë të mira për sigurinë rajonale. Ndërkohë ajo ka cituar edhe Antonio Guterres, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, i cili i ka thënë se ata nuk e konsiderojnë Kosovën shtet.
” Përgjigja më e mirë u dha nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë ai më tha se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike”, tha Brnabic.
Fraksion.com