Qëlloi vëllain me kallashnikov në Lushnjë; 65-vjeçari përfundon në spital, jashtë rrezikut pë jetën
Një 65-vjeçar është plagosur sot që në orët e para të mëngjesit në territorin e jashtëm të banesës së tij në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë.
Mësohet se shtetasi Faik Veliu është plagosur nga vëllai i tij Sami Veliu. Policia bëri të mundur kapjen e autorit të plagosjes.
Mësohet se autori u kap teksa ishte i fshehur në një plantacion me shegë bashkë me armën e zjarrit tip kallashnikov. Dyshohet se Sami Veliu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i parë i policisë:
Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë mësohet se më vonë policia ka bërë të mundur identifikimi dhe kapjen e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu. Autori është shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65 vjeçarit.
Fraksion.com