“Mbështetës i palëkundur”; Rama takim me George Soros
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me filantropin George Soros.
Kryeministri publikoi një foto nga ky takim, ndërsa e cilësoi Sorosin një mbështetës të palëkundur të Shoqërisë së Hapur.
“Në Nju-Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Fraksion.com