AktualitetTë fundit

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Semiramis Hoxholli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Semiramis Hoxhollin, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së parë Administrative Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Semiramis Hoxholli.

Semiramis Hoxholli, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së parë Administrative Tiranë u përball me Vetingun me 22 shtator 2021 për tri kriteret e vlerësimit atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu, Alma Faskaj pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Semiramis Hoxhollit, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së parë Administrative Tiranë.

Semiramis Hoxholli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016. Pas një periudhe si gjyqtare stazhiere në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.

 

Fraksion.com