Infermieri pjesë e grupit kriminal, spitali rajonal i Shkodrës: Nuk figuron i punësuar tek ne, por në strukturat….
Spitali rajonal i Shkodrës ka reaguar për shpalljen në kërkim të infermierit Redi Idrizit që sipas Policisë ishte i punësuar në atë institucion.
Sipas njoftimit zyrtar, infermieri Idrizi nuk rezulton i punësuar as në spitalin rajonal të Shkodrës dhe as në ndonjë prej strukturave në varësi.
Theksohet se Idrizi është pjesë e strukturave të shpërndarjes së metadonit.
Infermieri ishte pjesë e një grupi kriminal të shpërndarjes së drogës në Shkodër. Ai së bashku me Arjan Cerjanin shkëmbenin medikamente dhe anëtarët e tjerë ua shisnin personave që trajtoheshin për lëndët narkotike.
Reagimi nga sapitali rajonal i Shkodrës:
Lidhur me lajmin mediatik për infermierin Redi Idrizi iu bëj me dije se nuk figuron i punësuar në Spitalin Rajonal Shkodër por është pjesë e strukturave private të shpërndarjes së metadonit. Nuk është i punësuar në strukturat tonë as në varësi tonën.
Fraksion.com