AktualitetPolitikëTë fundit

“Foltorja”; Berisha thirrje demokratëve në Vlorë: Vetëm të bashkuar fitojmë

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë ditën e nesërme Foltoren e tretë në Vlorë.

Ai i është drejtuar me një thirrje gjithë demokratëve të qytetit bregdetar të marrin pjesë në Foltore pasi vetëm të bashkuar fitojnë.

Vlora do të jetë destinacioni i tretë i Berishës në misionin e tij për të bindur demokratët kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Berisha synon të mbledhë 1 mijë e 500 firma  që të thirret Kuvendi Kombëtar e më pas të mbahet një referendum që anëtarët të vendosin për vendimin e Bashës, por kryetari i PD e ka rrëzuar mundësinë që kjo të ndodhë kategorikisht.

Statusi nga Sali Berisha:

Njoftim!

Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb

Fraksion.com