AktualitetPolitikëTë fundit

“E keni gabim!”; Yuri Kim takon Bashën: PD s’mund të bëjë përpara, nëse një këmbë e ka në të shkuarën

Ambasadorja Yuri Kim  ka përcjellë sërish mesazhe të forta.

Ambasadorja Kim, e sapokthyer nga Uashingtoni, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimit me zotin Basha, ambasadorja Kim deklaroi se SHBA është e gatshme për të bashkëpunuar me PD, dhe e di që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë reformimi, në një proces tranzicioni, dhe shtoi se shpresonte që PD të dalë më e bashkuar dhe më e fortë nga kjo rrugë tranzicioni, në mënyrë që të fitojë sërish zgjedhjet.

Znj Kim vuri theksin te zhvillimet e fundit në selinë blu, duke thënë se duhet të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe që të ecë përpara.

Ajo iu drejtua dhe demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën, ndërsa shtoi prerë se “ata që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, e kanë gabim”!

“Kam parë disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe është ofenduese. Do i kujtoj të gjithëve se në fakt se në 6 maj 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej nga faqja e dheut, presidenti Willson nuk pranoi. E vetmja ndryshim nga ajo deklaratë, është se Shqipëria do të veprojë sovrane. Atyre të cilëve synojnë që të vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit shqiptar, them se e keni gabim. Populli shqiptar e di që ju e keni gabim.

Pozita jonë ndaj sovranitetit dhe sa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve e muajve, mbetet shumë punë për t’u bërë. Është vërtet thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka gjithashtu punë që duhet bërë për sa i përket reformës territoriale dhe korrupsionit.

Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin, me PD, drejt të ardhmes. Le të ecim përpara”, u shpreh ambasadorja Kim.

Deklarata e Ambasadores Yuri Kim

Sapo jam kthyer, u ktheva vetëm disa orë më parë nga Uashington, DC, ku pata mundësinë të bisedoj me udhëheqës të agjensive të ndryshme, përfshirë Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Drejtësisë dhe institucione të tjera. Dhe, sigurisht, pata mundësinë të përditësoj drejtuesit dhe kolegët e mi mbi situatën në Shqipëri. Mendova se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të vija menjëherë në Partinë Demokratike për të ndarë me ta atë që mësova në Uashington dhe se çfarë do të bëjmë nga ky moment. I thashë Kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të punuar akoma më ngushtë me Partinë Demokratike. Ashtu si të gjithë e dinë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të fortë, të veçantë me Partinë Demokratike që prej fillimit. Ne ishim pranë Partisë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të festojmë prapë kur ajo të marrë pushtetin sërish. Demokracia përkufizohet nga ekzistenca e një partie opozitare të suksesshme dhe të fortë. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike por është një çast i përkohshëm, është një mundësi dhe shpresa jonë si Shtete të Bashkuara është se Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar, dhe do të jetë sërish në pozita për të fituar zgjedhjet.

Do doja gjithashtu të konfirmoja se në këndvështrimin e Uashingtonit, ne jemi seriozë sa s’bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, dhe do të vazhdojmë të ecim përpara, dhe do të vazhdojmë ta luftojmë këtë problem kudo që e gjejmë atë, pavarësisht nga hierarkia, pozicioni apo partia.

Kam parë disa raportime shqetësuese sipas të cilave ajo që ka ndodhur në lidhje me përcaktimin nga Departamenti i Shtetit, qenka një lloj sulmi ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Është diçka faktikisht e gabuar dhe është ofenduese. Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti Uillson ishte ai që ngriti zërin dhe tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur. I vetmi ndryshim në atë deklaratë, të cilën e kemi shtuar, është që Shqipëria duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por duhet të jetë edhe sovrane dhe demokratike. Ndaj atyre që janë përpjekur ta vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit të Shqipërisë do t’iu thoja “E keni gabim!” Populli Shqiptar e di që e keni gabim. Pozicioni ynë për këtë çështje, të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk do të ndryshojë asnjëherë, pozicioni ynë për rendësinë që ka Partia Demokratike nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Ka shumë punë për të bërë në ditët, javët dhe muajt që vijnë. Është thelbësore dhe është shumë mirë që Partia Demokratike është kthyer në parlament plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herën tjetër, për të trajtuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODIHR-it. Ka edhe punë për të bërë për reformën territoriale, ka punë për të bërë kundër korrupsionit. E gjitha kjo kërkon një Parti Demokratike të fortë, të bashkuar që ecën përpara dhe nuk mund të ecësh përpara me një këmbë të ngecur tek e kaluara.

Si gjithmonë, presim me kënaqësi të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin Shqiptar, me Partinë Demokratike, duam të shohim nga e ardhmja. Ndaj, le të ecim përpara. Shumë faleminderit.

 

Fraksion.com