AktualitetTë fundit

“Punonte doganier në Durrës”; Skandali: U kap në 2014 me 15 kg heroinë në Itali dhe i dënuar në Shqipëri; Kush është 42-vjeçari?

Arrestimi i Julian Mandijas, një person i shpallur në kërkim për trafik droge, ka nxjerrë në pah një skandal të përmasave të mëdha. Ndonëse ishte arrestuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal, për të cilin Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg, 42-vjeçari jo vetëm që vijonte jetën e tij krejtësisht i qetë në Durrës, por madje ishte i punësuar dhe si doganier në sektorin e kontrollit të importeve në Portin e këtij qyteti.

Arrestimi i tij është bërë pikërisht në vendin e punës, në Port, thonë burime të sigurta për Report Tv, duke dhuruar një shfaqjeje aspak të këndshme për punonjësit. Operacionin për kapjen e 42-vjeçarit në vendin e punës, policia e nëpërmjet një njoftimi krejtësisht të thjeshtë, ku në asnjë rresht nuk shkruan se bëhët fjalë për një doganier të arrestuar, që prej disa kohësh ishte në kërkim nga autoritetet. 42-vjeçari kishte mbi 5 vite i punësuar dhe ka qenë në hetim nga Interpol dhe Policia, por së fundmi u ka ardhur njoftimi për ekstradimin. Mandija tashmë do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” .

42-vjeçari u arrestua në Itali në vitin 2014 gjatë një operacioni ku iu gjetën 15 kg heroine, 15 mijë euro, 5 telefona celularë, tre automjete. Së bashku me të, iu vunë prangat edhe anëtarve të tjerë të grupit, Sergio Morelli, Orges Abazaj, Klodian Gjuzi, si dhe Endri Peza.

“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” . Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.  Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Fraksion.com