AktualitetPolitikëTë fundit

Del fotoalbumi i kryeministrit Rama në Nju Jork; Takime me personalitete botërorë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork kreu i qeverisë Rama zhvilloi disa takime me personalitete të larta amerikane dhe liderë të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama publikoi disa fotografi nga këto takime.

“Fotoalbum nga disa takime në Nju Jork, ku pata privilegjin e një bisede miqësore me legjendën e politikës së jashtme amerikane, Henry Kissinger”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama mori pjesë gjithashtu në një darkë jozyrtare me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të shtruar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell.