AktualitetBota+Të fundit

Çavusoglu: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë angazhimin për Afganistanin

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të G20 me temë Afganistanin dha mesazhin se “Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë angazhimin e tij për Afganistanin”.

Ministrat e Jashtëm të G20 realizuan një mbledhje online për të biseduar për Afganistanin në kuadrin e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pas takimit, ministri Çavuşoğlu, nga llogaria e tij në Twitter deklaroi se “Ne ndamë pikëpamjet tona rreth çështjeve aktuale, kryesisht situatën humanitare dhe emigracionin e parregullt. Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë angazhimin e tij për Afganistanin”./AA

 

Fraksion.com