AktualitetTë fundit

2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe konfiskim të pasurive; Apeli lë në fuqi vendimin

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin në fjalë, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë, Llalla nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa avokati i tij Sokol Hazizaj tha se nuk ishte në dijeni të vendndodhjes së ish-kryeprokurorit.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në fuqi vendimin në fjalë.

 

Fraksion.com