“E keni të gjithë pushim”; Rama surprizon 4300 kadetët e “West Point”, komandantët mezi i mbajnë
Në videon që shpërndau ditën e sotme kryeministri Edi Rama shihet momenti i veçantë i pritjes në Akademinë Ushtarake “West Point”, në Nju Jork.
Siç shihet në video, gjithashtu kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, shfaqet përballë studentëve të Akademisë Ushtarake për t’i dhënë lajmin e mirë se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që ta përdorin gjatë fundjavës.
“Unë këtu u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e Kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe përqafimet nga lumturia.
Fraksion.com