AktualitetPolitikëTë fundit

‘Nuk lejoj kongres anti-Amerikan’, Noka hedh poshtë sqarimin publik të Bashës: Ashtu e tha, fyeu bazën e PD! E turpshme, as Rama si ka konsideruar demokratët si anti-SHBA

Deputeti demokrat Flamur Noka tha se Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar sot, fyeu bazën duke i thënë se nuk lejon ‘kongres anti-Amerikan’. Ky term i përdorur ka shkaktuar furtunë te Flamur Noka i cili deklaroi në emision në Report tv, se i tha kryedemokratit se kjo shprehje është edhe më e rëndë se vendimi për përjashtimin e Berishës. Noka tha se kjo ishte e turpshme dhe i ka kërkuar sqarim Bashës, por ai ka heshtur si gjithmonë duke ndërruar diskutim.

“Unë kongres anti-amerikan nuk lejoj në këtë parti tha ai. Kjo është edhe më e rëndë se përjashtimi i Berishës. Është më diabolike shprehje që kam dëgjuar në këtë parti. As Nano dhe as Rama nuk ka denjuar ti thotë bazës demokratike si anti-Amerikane! Kjo është e turpshme, tërhiqe sepse po fyen PD i thashë, por siç e ka zakon , hesht”, tha Noka

Pikërisht kjo shprehje gjatë debateve në mbledhjen në selinë blu ‘kongres anti-amerikan’ ka sjellë edhe një reagim të PD duke sqaruar se Basha nuk e ka përdorur një shprehje të tillë dhe po keqpërdorej nga mediat, por vetë Noka që ishte prezent, tha se ajo shprehje është përdoru në mënyrë të tillë. Duket se Basha është penduar për këtë .

 

Fraksion.com