AktualitetPolitikëTë fundit

Myslim Murrizi: Përjashtimi i Berishës, nuk e bëri Bashën një lider!

Myslim Murrizi,  ka folur sot për vendimin e Bashës për të përjashtuar nga grupimi i PD Sali Berishën. Murrizi u shpreh se pavarësisht këtij vendimi, Basha nuk u tregua lider.

“Basha duhet të lëvizë. Së pari Basha duhet ta kishte përjashtuar nga PD që në 2013. Basha duhet t’i drejtohej anëtarësisë sipas parimit një anëtar një votë.

Nëse anëtarësia do të ishte dakord me SHBA, Basha do të rikonfirmohej kryetar partie shumë i fortë dhe dinjitoz. Dhe në respekt të Berishës, që e mori nga hiçi, mund t’i thoshte fare mirë që ky është vendimi i anëtarësisë.

Basha duhet të dalë e të flasë pa frikë. Jo të thotë që unë e dua Berishën, por s’kam çfarë të bëj. Kjo tregon cilësinë e një frikacaku, jo të një trimi”, u shpreh Murrizi në Dritare Tv.

 

Fraksion.com