AktualitetTë fundit

6 ditë kërkime, gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

Pas 6 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i minatorit, i cili ishte bllokuar në një minierë në Bulqizë.

Mësohet se trupi i pajetë i 61-vjeccarit Muharrem Plaku u gjet sot në orët e para të mëngjesit. Trupi i pajetë i minatorit  më pas u dërgua në morgun e spitali Bulqizë për të kryer autopsinë.

Ndërkohë burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat Inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti.

Gjithashtu mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe të përsëritur të ndodhur në vendin tonë.

Minatori Muharrem Plaku, i cili prej 8 vitesh punonte në minierë, mbeti i bllokuar mëngjesin e së mërkurës ndërsa po punonte.

Ai ishte bllokuar në një galeri, pas shembjes së dherave. Për gjetjen e trupit të tij ishte angazhuar një grup kërkim-shpëtimi.

Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda.

 

Fraksion.com