AktualitetTë fundit

“Prej 9 muajsh dyshohej i djegur”; Gazetarja italiane: Davide Pecorrellit iu zbulua ‘skema e zhdukjes’ krejt rastësisht, iu dogj motori i gomones

Gazetarja e ‘La Nazione’ Erika Pontini tha se Pecorelli u gjet nga karabinierët në një ishull të mbrojtur nga autoritetet. Ai u gjet krejt rastësisht sepse ju prish gomonia që kishte marrë me dokumente false. Aktualisht në Itali Pecorelli është një njeri i lirë dhe mbi të nuk rëndon asnjë akuzë. Gazetarja italiane Pontini zbuloi se nga hetimet e deritanishme Pecorelli është zhdukur pasi kishte borxhe ndaj bizneseve që punonte në Itali,  tha ekskluzivisht  ajo për Report tv.

Si e zbuluat që davide pecorelli ishte gjallë?

Erika Pontini: Dje zbuluam se së shpejti Davide Pecorreli do të kthehej në shtëpi. Prej disa javësh ishte zbuluar nga hetimet se pista e vrasjes së Shqipëri po fillonte të binte dhe dukej më shumë si një simulim dhe jo si diçka që kishte ndodhur vërtet. Dhe hetuesit italianë kishin gjetur prova se Pecorreli ishte gjallë dhe nuk kishte vdekur i vrarë në makinën e djegur në Shqipëri. Dje pasdite ne zbuluam këto informacione që Pecorelli kishte rrezikuar të mbytej me varkën e tij afër ishullit të Montekristos që është një ishull i mbrojtur nga autoritetet në arkipelagun toskan që për më tepër nuk lejohen vizitat e askujt në këtë ishull për arsye turizmi. Ne mësuam se po dje Pecorelli kishte marrë me qira një gomone në ishullin e Xhilios që është një zonë turistike dhe ishte nisur drejt ishullit të Montekristos. Për më tepër mbi këtë ishull ka një legjendë për një thesar të fshehur nga murgjit që jetonin aty.

A është zbuluar arsyeja se përse ndodhej në këtë ishull Pecorelli?

Erika Pontini: Nuk dihet se përse ishte aty. Motori i gomones së tij u prish ndërkohë dhe në po punojmë për të zbuluar sa më shumë detaje mbi këtë çështje. Pecorellin e gjetën dhe e ndihmuan karabinierët të komandos komunale të Grosetos që janë të vetmit që jetojnë në atë zonë. Pra e gjetën atë e ndihmuan të dilte ën breg bashkë me varkën dhe e morën të flinte me të na kazermë. Këtë mëngjes u identifikua në portin e Piombinos ku dhe u shoqërua por që dje në darkë ai vetë u identifikua me emrin e vërtetë Davide Pecorreli. Ndërkohë që gomonja ishte marrë me qira me një identitet të rremë dhe më shumë gjasa me dokumente false.

Ku gjendet tani Davide Pecorelli dhe në ç’gjendje është, a është ndaluar nga policia?

Erika Pontini: Nuk është absolutisht i arrestuar pasi Pecorelli është një njeri i lirë përsa i përket autoriteteve gjyqësore italiane por gjithsesi do të verifikohen dokumentet false që i janë gjetur por mbi të nuk rëndon asnjë krim dhe thjesht ishte zhdukur dhe tani është gjetur. Ndërkohë që familjarët kishin bërë një denoncim për humbjen e tij pasi nuk kishin lajme nga ai prej janarit të shkuar. Ai vetë ka thënë se do të flasë me prokurorët.

Kur e morën vesh familjarët e tij se ai ishte gjallë.

Erika Pontini: Dje pasdite kur u gjet nga karabinierët. Ai telefonoi familjarët dhe ju tha se ishte gjallë duke kuptuar dhe gjithë gëzimin e familjarëve. Ish gruaja e tij me fëmijët bashkëjetuesja e tij me fëmijët aktual pra të gjithë u gëzuan për gjetjen e tij. Por dhe babi i tij më të cilin kemi folur dhe në dje.

A dihet arsyeja përse u zhduk për gjithë këto muaj Davide Pecorelli?

Erika Pontini: Arsyen do ta zbulojë ai kur të flasë me prokurorët, nëse ai do të dojë ta shpjegojë arsyen sepse siç e thashë më lart mbi Pecorellin nuk rëndon asnjë akuzë. Pra nuk ka një hetim mbi atë që ai ka bërë dhe se çfarë ka ndodhur në Shqipëri. në fillim autoritetet italiane hetonin për vrasje duke marrë shkas dhe nga hetimi i policisë shqiptare. Më pas për ato mbetjet që u gjetën në makinën e djegur por që nuk rezultuan të vlefshme për të nxjerrë ADN-në ra pista e vrasjes dhe nisi hetimi për stimulim të një vrasje por që gjithsesi ky krim nuk është kryer në Itali. Mësohet se Pecorelli kishte borxhe kjo është një nga pistat që po përqendrohen të gjithë dhe dyshohet se është larguar pikërisht për këtë arsye.

A duhet ndonjë detaj mbi mbetjet kockore që u gjetën të djegur në makinën në Shqipëri?

Erika Pontini: Mbetjet kockore të gjetura nga autoritetet shqiptare dhe më pas të verifikuara edhe nga autoritetet italiane nuk gjetën asnjë lloj ADN-je njerëzore. Pra dyshohej se më shumë ishin kocka kafshësh dhe jo njerëzish. Për këtë çështje janë autoritetet gjyqësore shqiptare që dinë më shumë. Kujtoj ndërkohë që në makinën e djegur plotësisht u gjet telefoni që dyshohet se ishte i Pecorellit por që çuditërisht nuk ishte djegur fare. Një fakt shumë i çuditshëm sepse kur flakët kanë djegur një trup sim und të mos djegin farë një telefon.

A dihet se Pecorelli ka ardhur në Shqipëri dhe më pas si ka ikur në Itali, pra a keni informacion?

Erika Pontini: Ne këtë gjë nuk e dimë sepse ai Akoma nuk ka ardhur në shtëpi dhe nuk ka folur me asnjë nga familjarët. Nuk e dimë nëse ka ardhur në Shqipëri në janar dhe se çfarë ka bërë në këto tetë muaj e gjysmë. Ky është një mister që duhet ta zbardhë ai vetë.

Po pecoreli në Shqipëri ka kryer ndonjë krim?

Erika Pontini: Këtë duhet të na e thotë policia shqiptare.

Po në Itali çfarë ka bërë Pecorelli?

Erika Pontini: Në Itali ai është një njeri i lirë. Por duhet të sqarojë për dokumentet false që i janë gjetur por aktualisht mbi të nuk rëndon asnjë akuzë.

A dihet se sa para ka pasur borxh Pecorelli në Itali dhe se a ka përfituar nga ndonjë lloj siguracioni?

Erika Pontini: Nëse më pyet për siguracion për vdekje nuk është deklaruar asnjë herë vdekja e tij kështu që nuk mund të ketë asnjë përfitues për këtë siguracion. Pra deri tani nuk ka dalë në dritë që mund të këtë qenë ai qëllimi i zhdukjes së tij. Përsa i përket borxheve nuk është e lehtë të zbulosh se sa para ka pasur borxh. Ai ka pasur disa sipërmarrje që kanë ecur keq por që nuk e dimë sa borxhe kanë prodhuar.

 

Fraksion.com