AktualitetTë fundit

Pamje nga vendi i vrasjes në Divjakë, banori: Kohët e fundit ziheshin, me probleme ekonomike

Krim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten.

Një nga komshinjtë e viktimave është shprehur se ata ishin të qetë, por kohët e fundit grindeshin me njëri-tjetrin.

“Ata s’bënin llafe po kohët e fundit po, Hekurani punonte në bashki, ajo në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori.

“Familje e shkëlqyer, ai punonte në bashki, ai e di këtë punë por ne nuk e prisnim këtë gjë, ata kishin të ardhur ekonomike shumë të dobët. djali punonte pas të atit në pastrime të asfaltit. ai nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ai ishte njeriu më i dashur. nuk e dimë që ai. ne e mësuam përmes djalit, u befasuam çne ai i shkreti”, tha një tjetër banor.

Dy viktimat janë identifikuar si Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje, ndërsa pista kryesore e dyshimit është konflikti për shkaqe ekonomike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.

 

Fraksion.com