AktualitetTë fundit

Me kapuç, syze e maskë të zezë; Biznesmeni Pecorelli i maskuar, ndryshoi pamjen pasi inskenoi zhdukjen

Një ditë pasi u zbulua se ishte i gjallë, mediet italiane kanë publikuar edhe fotot e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, njeriut që alarmoi Shqipërinë dhe Italinë 8 muaj më parë,kur makina e tij u gjet e shkrumbuar në Pukë.

E gjithë ngjarja duket se është inskenuar nga vetë biznesmeni italian, i cili është zbuluar pas 8 muajsh i zhdukur nga aktivizimi i kartës së bankës.

Në foto dhe video shihet biznesmeni Pecorelli i maskuar me kapuç, syze dhe maskë anti-covid, të gjitha në ngjyrë të zezë, në mënyrë që të mos njihej.

Pecorelli po fshihej në ishullin e Montecristos, ndërsa e ka zbuluar një incident me varkë, pasi motori i mjetit ishte djegur dhe një person i kishte ardhur në ndihmë biznesmenit.

Ai e ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që kishte bërë në pamjen e tij të jashtme, dhe ka njoftuar autoritetet, të cilat kanë mbërritur menjëherë në ishull, duke gjetur biznesmenin të gjallë dhe me shëndet të mirë.

 

Fraksion.com