Dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova pjesë e Forcave të Armatosura
Qeveria vendosi në mbledhjen e saj të parë pas marrjes së detyrës, përfshirjen në Forcat e Armatosura të dy fitueseve të arta në Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020”, shqiptareve nga Kosova Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Kryeministri Edi Rama duke folur për këtë vendim theksoi se ato kanë arritur diçka që është absolutisht e jashtëzakonshme.
“Po ashtu, kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe dua të shtoj se me ministrin e Mbrojtjes, jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen për gjithë jetën me status të veçantë edhe në shembullin e shumë vendeve të tjera. Këtë status të veçantë, kampionëve ua jep pikërisht përfshirja në Forcat e Armatosura dhe nga ana tjetër të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve në uniformë”, u shpreh Rama.
Fraksion.com