5 dit nën tokë: Asnjë shenjë nga minatori në Bulqizë
Minatori Muharrem Plaku është i bllokuar në një nga galeritë e Bulqizës, që prej mëngjesit të së mërkurës, kur u shemb një sasi e madhe mineralesh.
Grupi i Avari Shpëtimit si dhe minatorë të firmave të tjera po punojnë pa ndërprerje për zhbllokimin e galerisë, por operacioni është i vështirë, ndërkohë që po përdoren mjete të thjeshta.
Ditët po kalojnë, ndërkohë që shpresat për të gjetur shëndoshë e mirë 60-vjeçarin, i cili punonte prej 8 vitesh në minierë, pakësohen.
Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda, e ndërsa janë larguar dhjetëra tonë minerale, ende nuk ka asnjë shenjë nga tekniku.
Një ditë më parë, zëvendës ministri i infrastrukturës dhe Energjitikës, Ilir Bejtja deklaroi se është ngritur një grup hetimor për të verifikuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa kanë krijuar dyshimet e para se si ka ndodhur aksidenti.
Fraksion.com