Humbën jetën nga covid; Rama merr vendim për fëmijët e mjekëve: Deri në moshën 18 vjeç do marrin rrogë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid. Rama tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur.
“Personat e mitur prindërit që i përket kategorisë mjek, infermier, që ka humbur jetën nga covid do të trajtohet në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç”, tha Rama.
Që prej fillimit të pandemisë rreth 54 mjekë shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Ishin mjekët që pak kohë më parë kërkuan nga qeveria, referuar modeleve në botë, që të konsiderohet një sëmundje profesionale dhe mjekët që humbin jetën për shkak të covid të trajtohen me bonus të posaçëm.
Kreu i Urdhrit të Mjekut muaj më parë shpjegoi se mjekëve u faturohen problemet e sistemit shëndetësor.
Frasion.com