AktualitetPolitikëTë fundit

U largua nga LSI dhe uron Fatos Nanon për ditëlindje; Rama: Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë mik

Ish-nënkryetari i LSI-së, ka uruar për ditëlindjen ish-kryeministrin socialist Fatos Nanon, i cili sot feston 69-vjetorin e lindjes. Rama ka publikuar një foto, ku shfaqen të dy së bashku shumë vite më parë, ndërkohë që gjen fjalën më të ngrohta për mikun e tij në këtë ditë të veçantë.

‘Për Fatos Nanon, në ditën e lindjes… Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik! Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë, dhe festofsh një shekull ditëlindje’- shkruan Rama.

 

Fraksion.com