SpaceX nis raketën e parë me ekuipazh të përbërë vetëm nga civilë
Miliarderi më i fundit ndër entuziastët e hapësirës u përgatit për nisjen të mërkurën së bashku me tre qytetarë të tjerë privatë në bordin e një anije raketë të kompanisë SpaceX, duke u bërë kështu ekuipazhi i parë i përbërë vetëm nga civilë, i lëshuar në orbitën e Tokës.
Kuarteti i udhëtarëve amatorë në hapësirë, i udhëhequr nga Jared Isaacman, amerikani që është themeluesi dhe shefi ekzekutiv i firmës së tregtisë elektronike Shift4 Payments, u nisën nga Qendra Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral, Florida.
Fluturimi, pa astronautë profesionistë që shoqërojnë klientët që paguajnë kompaninë SpaceX, pritet të zgjasë rreth tre ditë nga ngritja deri në uljen në oqeanin Atlantik.
Udhëtimi nga hangari
Pak më përpara, Isaacman, 38 vjeç dhe shokët e tij të ekuipazhit – Sian Proctor, 51 vjeç, Hayley Arceneaux, 29 vjeçe dhe Chris Sembroski, 42 – dolën nga një hangar i kompanisë SpaceX duke pritur për të përshëndetur turmat me familjarë, miq dhe dashamirës.
Në vazhdim, ata u futën me dy automobila nëpër kompleksin e qendrës hapësinore në një ndërtesë logjistike, ku veshën kostumet bardh e zi që do të vishnin për nisjen.
Ata më pas u drejtuan për në bordin e lëshimit për të hipur në një kapsulë të bardhë vezulluese SpaceX Crew Dragon, të quajtur Resilience, e vendosur në majë të një prej raketave të ripërdorshme Falcon 9 dhe të pajisur me një kube të veçantë vëzhgimi në vend të kapakut të zakonshëm të ankorimit.
Kjo shënon fluturimin inaugurues të biznesit të ri të turizmit orbital të pronarit të SpaceX, Elon Musk, dhe një hap më përpara konkurrentëve, duke ofruar gjithashtu udhëtime me anije-raketa për klientët e gatshëm të paguajnë një pasuri të vogël për fluturimin në hapësirë.
Zoti Isaacman ka paguar një shumë të paditur për miliarderin Musk për të dërguar atë dhe tre shokët e tij të ekuipazhit në hapësirë. Revista Time e ka vendosur çmimin e biletës për të katër vendet në 200 milionë dollarë.
Misioni, i quajtur Inspiration4, u ideua nga Isaacman kryesisht për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për një nga kauzat e tij të preferuara, Spitalin Kërkimor të Fëmijëve St. Jude, një qendër kryesore e kancerit të fëmijëve në Memphis, Tennessee./voa
Fraksion.com