Sot seancë maratonë, prezantimi i programit të qeverisë dhe votimi i kabinetit
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare për shqyrtimin e projektvendimit për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.
Në seancën e sotme, Kuvendi ka në rendin e ditës miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021. Projektvendim për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave. Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, nga Kryeministri i emëruar me dekretin e Presidentit të Republikës, ora 10:00.
Po ashtu, në rendin e ditës është parashikuar dhe përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave. Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Fraksion.com