AktualitetPolitikëTë fundit

“S’ka më akuza e përgjigje ‘flakë për flakë’”; Kryeministri Rama: Formati i vjetër, praktikë e mbyllur në Kuvend

“Plani ynë nuk ndryshon asnjë presje. Viti 2022 do mbyll të gjitha palët e tërmetit, por deri ditën e kapërcimit të pragut të shtëpisë së re. Familjet e prekura do vazhdojnë të marrin bonusin, përfshirë të gjitha familjet që kanë zgjedhur të qëndrojnë në çadra për shkak të largësisë me banesën që kishin.”, tha kryeministri Rama  kur paraqiti sot në Kuvend programin e qeverisë së tij, me të cilin do udhëheqë këtë mandat të tretë të fituar në 25 prill.

“Nuk ndryshon as plani i vaksinimit. Askush nuk mund të qeverisë përsosmërisht, pa gabime, pavarësisht dëshirës më të madhe dhe vullnetit të lirë. Krenari në mandatin e dytë do mbetet fakti se në luftën me pandeminë sot ne nuk kemi zili asnjë qeveri dhe vend tjetër.

Kemi qenë dhe mbetemi në vendet me performancën më të mirë. Dje kemi marrë edhe ‘Gren pasa digjital’ që gjenerohet përmes e-albanias. Ky është një mesazh kuptimplotë për të gjithë qytetarët e pavaksinuar, të vaksinohen për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, por edhe të lëvizin lirisht jashtë vendit.

Përpjekja jonë do vazhdojë dhe gatishmëria do të jetë maksimale, por çdo korrigjim të nevojshëm kur opozita dhe media do nxjerrin në pah të meta dhe gabime. Do lutem opozitës dhe mediave të kërkojnë nga qeveria çdo informacion para se të formulojnë qëndrimet e tyre publike. Lajmet e rreme dëmin psikologjik e bëjnë njësoj, si me dashje dhe padashje.

Çdo denoncim do hetohet me seriozitetin e duhur prej nesh dhe kur do gjendet i bazuar do reflektojmë publikisht dhe do marrim masa. Formati i vjetër i politikës tradicionale me akuza dhe kundër-akuza, flakë për flakë, ku nuk merr vesh i pari të dytin dhe publiku vetëm neveritet nga politika për ne konsiderohet praktikë e mbyllur.

Kush do dojë të dijë qëndrimin tonë do ta gjejë atë të shkruar. As qeveria dhe asnjë nga ne 74 të mandatuarit e PS nuk do përdorë mikrofonin, mandtin, kartonin për të mbrojtur dikë nga akuzat apo gjykimet e organeve të drejtësisë. Kushdo qoftë në rresh të kësaj salle apo qeverisë vendore që mund të vendoset në akuzë nga drejtësisë do duhet të mbrohet vetë dhe nga avokati.”.

 

Fraksion.com