Refuzuan vaksinimin: Autoritetet franceze pezullojnë 3.000 punonjës shëndetësorë
Rreth 3.000 punëtorë në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit në Francë janë pezulluar nga puna për shkak se kanë refuzuar vaksinimin kundër COVID-19.
Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Olivier Veran pasi u kalua afati i vaksinimit për këtë grup.
Dje, ka pasur rreth 3,000 pezullime në stafin e kujdesit shëndetësor dhe social të cilët ende nuk kishin marrë një dozë vaksine kundër COVID-19,” tha Veran.
Ministri theksoi se ditën e djeshme u garantua vazhdimësia e kujdesit shëndetësor, siguria dhe cilësia në të gjitha spitalet dhe objektet sociale megjithëse disa shërbime-kryesisht ato teknike të tilla si MRI ose shërbimet e angiografisë koronare-u ndikuan për një ose disa ore.
Ai tha se sektori i cili numëron 2.7 milion punonjës kishte vetëm 3000 pezullime dhe shumica prej tyre do të jenë të përkohshme. Ai theksoi se pezullimet prekën kryesisht stafin mbështetës dhe kishte shumë pak mjekë dhe infermier, ndërkohë që në vend ka pasur shumë persona të cilët kanë dhënë dorëheqjen.
Fraksion.com