Rama mesazh opozitës: Në Amerikë balta ka kohë që nuk shitet më, në rast të kundërt….
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur akuzat e opozitës ndër vite.
Rama tha se në Amerikë ‘balta’ e opozitës nuk shitet më, por ai thekson se ajo ka ndikuar shumë që Shqipëria të hynte në labirintet e integrimit europian.
Po ashtu, Rama theksoi se Tiranën në periudhën e fundit para mandatit të parë nuk e vizitonte askush përveçë ndërmjetësuesve të huaj kurse Berishën si kryeministër nuk e ftonin më në takime bilaterale.
”Besoj se nuk duhet të flas unë, që Shqipëria sot nuk ka lidhje me 8 vite më parë. Nëse gjatë këtyre viteve fabrika e baltës politike nuk do kishte eksportuar aq shumë prodhim në zyrat e Europës. Në Amerikë ajo baltë ka kohë që nuk shitet, ky vend nuk do të kishte hequr picirin në labirintet e integrimit europian.
As se do të hapeshin negociatat nga Këshilli, as nga mbajtja e tryezës së parë ndërqeveritare. Nga kushte e stërkusthe që i vendosën Shqipërisë. Bëheshin si ato vargjet e fiqve të thatë sa në një parlament në tjetër, sa në Europë. Si gjëegjëzat që u thonë fëmijëve. Edhe fëmijët e kanë kuptuar si e kanë hallin ata që e kanë në dorë atë punë.
Për ne s’ka rëndësi, e kuptojmë më së miri. Në BE e sotme, për shkak të njëmijë e një divergjencave, por kjo nuk ndryshon asgjë në përpjekjen tonë për të ecur përpara. Për të përmbushur të gjitha kushtet që Shqipëria të jetë këtu në Shqipëri për shqiptarët një shtet me standarde euorpiane. Më pas se ku hapet konferenca e kur mbyllet. Nuk është në dorën tonë, nuk është çështja jonë. Balta që eksportohej këtu ulte Shqipërinë, e bëntë të dukej si stan me lepuj.
Na bënte të dukeshim në sytë e tyre i vetmi vend në histori ku dukej një palë paraqitjes si zëdhënëse e vullnetit, kurse tjetra si luftëtare kundër regjimit në mërgim.
Do të ndodhë çdo të ndodhë me Bullgarinë, nuk na pengon. Shihemi me respekt nga të gjithë. Kush mund ta imagjinonte se kancelarja Merkel do të vinte dy herë në Tiranë. Nga një histori 100 vite që s’ka ardhur asnjëherë. Nuk ka ardhur për vizitë bilaterale, por për Kosovën.
Ky është vetëm një shembull. Edhe faktin që Shqipëria u bë vendi i stërvitjes taktike më të madhe të NATO. E them që në çdo instancë ndërkombëtare Shqipëria nuk mbush karrigen si një vend guak, por si një vend në Ballkan që ka zërin e vet. Nuk po flas për Belulin, por kam marrë disa mesazhe nga autoritete të dorës së parë.
Kjo s’ka të bëjë as me një qëndrim, fjalim, por vazhdimësi. Flas këtu për pozitën ndërkombëtare të shqipërisë.
Ju kujtoj që Tiranën nuk e vizitonte askush përveç ndërmjetësuesve të huaj, në periudhën e fundit para mandatit tonë të parë.
Kryeministrin e këtij vendi nuk e ftonte askush në takime bilaterale në periudhën e fundit. ”- tha Rama.
Fraksion.com