Punëtori bie nga ndërtesa ku po punonte në Laç, dërgohet me urgjencë te Trauma në Tiranë
Në 43-vjeçar ka rënë nga një ndërtesë ku po punonte në qytetin e Laçit. Punëtori D.M. ka qenë duke punuar në lartësi në ndërtesë por ka humbur kontrollin dhe ka rënë duke marrë plagë të rënda në trup.
43-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com