“Kjo rrugë s’ka kthim”, Berisha: Një i huaj s’mund të thotë shkelmo statutin dhe forumet. Basha e mori vendimin ndaj meje sepse ka frikë nga karrigia e tij
Gjatë fjalës së tij para demokratëve të pranishëm, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se ai kurrë nuk ka marrë vendime në kohën që Lulzim Basha ka qenë në krye të partisë, por ka dhënë këshilla të kundërta me aksionet e tij.
Berisha tha se demokratët ia kanë shprehur se e kanë mbështetur Bashën vetëm prej tij.
Ndër të tjera, ish-kryeministri theksoi se Basha duhej të jepte dorëheqjen nëse i kanë bërë presion mbi vendimin për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar, por sipas tij, kreu i PD nuk e ka marrë një hap të tillë pasi kishte frikë për pozicionin.
Lulzim Basha pa pyetur asnjë njeri, del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve, mbi të cilat është ngritur PD. Partia Demokratike është parti e lirive, e interesit kombëtar, pa diskutim. Kështu janë partitë konservatore, gardiane të interesit kombëtar. U fut një thikë pas shpine, të gjitha forumeve të PD. A e dini ç’bëri? Ai thirri koordinator dhe kryesinë e grupit, që s’kanë fuqi vendimmarrëse, por s’i pyeti fare. I la në dhomë, mbajti deklaratën e turpshme të tij të largimit tim nga grupi parlamentar, e më pas ia tha atyre. Ai ua futi thikën tjetër ju, anëtarëve të PD, vullnetit tuaj, të shprehur në statutin e partisë, në delegatët, në forumet e partisë. Ky i asgjësoi të gjitha. Miqtë e mi, ja ku jemi, por tani vëreni veten në pozitat e dy zgjedhësve, jo anëtarë të PD, njëri prej tyre ka votuar PS e tjetri PD. Çfarë do i thotë ky i PS atit që ka votuar PD, do i thotë që këta tutë janë më keq se të mitë, se këta i fusin thikën njëri-tjetrit, janë njerëz pa ligj e moral. Ai që ju votuat si kryeministër, nuk respekton asgjë.
Ai që ju votuat për kryeministër, nuk njeh sovranitetin, e leje virtytin. Ai nuk di se cilat janë vlerat mbi të cilat është ndërtuar partia. A duhet t’i kërkojmë falje ne këtyre njerëzve. Ne jemi mbledhur së pari për të kërkuar një ndjesë publike. Të dashur miq, kam këto ditë nga mëngjesi deri në darkë duke takuar demokratë, demokrate, drejtues të degëve, anëtarë, demokratë të thjeshtë pa përjashtim. Nga të gjithë, më kanë thënë hapur në sy ‘doktor, ne atë s’e kemi dashur për shumë arsye, por ne atë e kemi mbështetur se e mbështet doktori’. Ju mund t’ju duket çudi, por unë në këto përmasa ua them në sinqeritet absolut nuk e njihja këtë. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe unë punoja nga mëngjesi deri në darkë vetëm për interesat e PD dhe në tetë vite, ju garantoj që nuk ngjajnë me gishtat e dorës njerëz që unë promovoj në PD, përkundrazi, ka ndodhur një spastrim i heshtur, i gjithë atyre që kishin punuar me mua dhe unë asnjëherë i thash që do të zgjedhë njerëzit e tij. Unë i shihja se si largoheshin, e unë asnjëherë s’e kisha idenë që njerëzit mendonin aq shumë se unë isha mbështetja e tij pa kushte. Jam i bindur që kjo ka ekzistuar. Duke kërkuar ndjesë do t’ju sqaroj. Çdo anëtar dhe anëtare duhet ta dijë, që kam qenë para tij avokat i tyre dhe vetëm i tyre për çdo gjë që ata kanë menduar. Nuk jam pajtuar asnjëherë, por si njeri i betuar dhe ju e dini që sa herë më pyesnin gazetarë, përdorja një term frëngjisht që do të thotë: Nisma ime është pa kthim. Unë isha betuar që nëse njëri do të mbetej, i dyti do të jem unë. Unë s’kisha projekt. Por humbi zgjedhjet e 2017-ës, i kam thënë jep dorëheqjen, jo më tha nuk e jap. Këtu ka bërë të njëjtën gjë, por për interes të karriges së tij ka deklaruar fshehtas se unë vendimet nuk i marr, por i merr Berisha.
Personalisht, ju garantoj, që po të hapim llogaritë vendimet e mia kanë qenë këto, kam bërë gjithçka që këto zgjedhje të mos bojkotoheshim, sepse ne ishim në rrugë. Ditën që ka vendos për mandat i kam thënë që ky është problem i rrezikshëm. Kam ndërhyrë sepse bëri skemën që pasi bojkoti skemën, ju tha ju që i zini derën socialistëve. Jo, kjo s’bëhet. Ai thoshte s’do të ketë zgjedhje, e unë i thashë që zgjedhjet do të bëhen. Si përfundim i them, kjo nuk bëhet sepse do të vriten njerëz. Asgjë nuk i është diktuar atij, vendimet i ka marrë vetë. Do t’ju them këtu që dy vitet, 2019-2021, mund ta keni vënë re që kam bërë gjithçka për lartësimin e tij, për ta pasur fitimtarë, por ama kompanisë së huaj që punonin për fitoren tonë, i kam thënë 1 vit e gjysmë para, zotëria është lider i thyer. E ka thyer veten sepse në vitin 2017 nxori eksponentët kryesorë të PD, i ekzekutoi politikisht me pritë, e morën vesh nga radiot që s’janë në lista. Më keq se kjo u bë një marrëveshje. Ju të gjithë dyshuat te ajo dhe me të drejtë, por ne ishim në betejë. Pas javës së parë vazhdoi Edi Rama, Luli është djali i mirë, unë qeveris me të. Ilir Meta doli me 21 deputetë, ne figuronim aleatët e PD. E më pas zbritëm në rezultatin më të dobët. Tani, u përpoqa që të ndiqet si lider, katër muaj para zgjedhjeve i them atyre zotërinjve që ky nuk është ngjitur, por i thash të lartësojmë partinë dhe të ecim. Zotërinjtë, e kishin kontratën që duhej lartësohej, e ai nuk paraqiste asnjë vetëm veten në një kamionçinë. Prandaj dilte me 19% besim te zgjedhësit.
A është PD në situatë kritike sot? Më kritike se kurrë, është para një alternative të rëndë. Ne jemi këtu për t’u betuar për shpëtimin e saj. Si do e shpëtojmë ne PD? Me vullnetin tuaj. Ne, do të zhvillojmë foltoret, debatin për të njohur të vërtetat në të gjithë Shqipërinë. Do t’i japim zërin që meriton, vendit që meriton anëtarit tonë, të cilit Lulzim Basha iu dhunuan parimet që ai ka besuar, sakrifikuar, forumet që ai ka votuar, statuti, kontrata e tij me PD, të gjitha këto, cilido prej nesh që mendon se pavarësisht nga këto Basha është kryetar le ta mbështesë, por një gjë, këto do të ndodhin nëpërmjet shprehjes së vullnetit tuaj, asgjë miqtë e mi, nuk do na përçajë ne.
Dy fjalë do u them miqve të mi në këshillin kombëtar. Secili prej jush ka secilin të drejtë që Berisha të përjashtohet, mos ia lejoni vetes kurrë, që ai ka të drejtë të dhunojë statutin, kurrë të mos detyrohet, mos e bëni një gjë të tillë. Kjo parti, sot, ka një korpus prej 600 e ca mijë. Kjo parti ka më shumë vota se të gjitha të tjerat. Ka heronjtë e saj. Njeriu para se të marrë një vendim që s’mund të merret kurrë, jep dorëheqjen. Sepse kurrë një i huaj, s’mund të thotë ty që shkelmo në forumet që ke, statutin që ke, por nëse ti ke presion kaq të madh, të thoshte që më duhen 5 ditë kohë sa të mbledh këshillin. Problemi është që ai nuk do të fitonte dhe duhej të jepte dorëheqjen dhe atë se jep dot”, u shpreh ish-kryeministri.
Fraksion.com