Kim: Kushtetuesja të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një reagimi ambasadorja thekson se SHBA-të janë duke punuar që ‘Kushtetuesja’ të ketë përbërjen e plotë.
“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë”, shprehet Kim.
Fraksion.com