“Është momenti më i mirë për PD-në për të qenë e paqetë”, analisti: Berisha po i jep një shans Lulzim Bashës. Pse nuk i gjejmë dot një alibi
Analisti Arian Vasjari mendon se situata që po kalon PD është momenti më i mirë për të qenë e paqetë.
Vasjari deklaroi në “Real Story” në News24 se Lulzim Basha është fajtor për krizën dhe se Sali Berisha po i jep shansin të provojë që është kryetari real i PD.
“Së pari mendoj që është momenti më i mirë për PD-në për të qenë e paqetë. Është momenti më fantastik në PD. E them këtë sepse ti në editorial the që ‘u duk qartë që Sali Berisha do ndërmarrë nismë për të shkarkuar Lulzim Bashën’. Unë kam një këndvështrim tjetër, në fakt Berisha po i jep shansin Lulzim Bashës që të meritojë më në fund një gjë në jetën e tij politike, të provojë që është kryetari real i saj. Nuk duhet të dilte Berisha ndër demokratë i pari, duhet të dilte Basha. Basha nuk e bën dot sepse nuk është aktor politik. Nëse ne do të merrnim në analizë demokracinë më të papjekur që mund të imagjinohet, që një kryetar partie të humbë një herë, dy herë, tre herë, katër herë, të ndërmarrë akte politike të cilat e kanë dezintegruar atë parti politike dhe kanë qenë akte autentike të Lulzim Bashës.
E vështirë të gjejmë një element, jam i bindur se asnjë nga ne nuk gjen dot një element pozitiv tek Lulzim Basha. Marrim aktet e Lulzim Bashës,
Ai i ka humbur kohë PD-së dhe shoqërisë në tërësinë e saj dhe sot kujtohet. I thamë futu merr pjesë në reformën në drejtësi, është një trend historik, nuk e shmang dot. Nuk mori pjesë. Vijmë tek djegia e mandateve, i ka djegur Lulzim Basha dhe askush tjetër, vijmë tek moshyrja në zgjedhje, vendim i Lulzim Bashës. Sot PD është në këtë krizë të tmerrshme për faj të Lulzim Bashës apo Sali Berishës. Nuk ka lidhje fare Sali Berisha në këtë krizë. Është pasojë e kësaj krize. Lulzim Basha është humbës. Agroni ka qenë kritik ndaj tij, do doja të ishte kritik dhe tani që humbi dhe të thoshte qartë që Lulzim Basha nuk e meriton të jetë kryetar i PD. Më thoni aktet e Lulzim Bashës cili është i moralshëm, i drejtë, i dobishëm. Nuk i gjejmë dot një alibi atij”, deklaroi Vasjari.
Fraksion.com