Deputetja e PS nuk ndihet mirë në seancë plenare, ambulanca mbërrin në Kuvend. Ja momenti kur mjeku hyn me vrap në sallë
Një deputete nuk është ndjerë mirë në sallën e Kuvendit, në nisje të fazës së dytë të seancës plenare.
Mësohet se nuk është ndjerë mirë deputetja e PS në Lushnjë, Tatiana Piro, e cila ka shfaqur probleme me tensionin.
Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila i ka ofruar deputetes shërbimin mjekësor dhe një mjek i urgjencës hyn me vrap në ambientet e Kuvendit, për t’i ofruar ndihmë mjekësore ligjvënëses.
Fraksion.com