AktualitetNATO/BETë fundit

Numri 2 i NATO-s nesër vizitë në Itali

Më 16-18 shtator 2021, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Mircea Geoană do të udhëtojë për në Itali.

Më 16 shtator 2021 ai do të vizitojë Forcën e Mbikëqyrjes Tokësore të Aleancës (AGS) në Sigonella, së bashku me një grup ambasadorësh të NATO-s.

Më 17 shtator 2021, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, së bashku me Presidentin e Republikës Italiane Sergio Mattarella, do të marrin pjesë në një ceremoni në Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Bazën e Napolit, që shënon 70 vjetorin e NATO-s në Itali. Ceremonia do të drejtohet nga Admirali Robert Burke, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe Komandanti i Forcave Detare të SHBA në Evropë dhe Forcat Detare të SHBA Afrikë.

 

Fraksion.com