AktualitetTë fundit

Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 53-vjeçari në Tepelenë

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Tepelenës për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në oborrin e banesës ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com