Të infektuar në Presidencë, karantinohet Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të duhet të vetë karantinohet për disa kohë, sepse është bërë publike se disa nga anëtaret e kabinetit të tij janë infektuar me COVID-19.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Putini kishte qenë në kontakt me disa persona të cilët ishin sëmurë me COVID-19.
“Sigurisht që ne e dimë se kush u sëmur në rrethin e presidentit dhe izolimi nuk ndikon drejtpërdrejt në punën e presidentit. Por vetëm se takimet në person nuk do të zhvillohen për një kohë,” tha Peskov.
Megjithatë Kremlini zyrtar ka bërë të ditur se Putin është “absolutisht” i shëndetshëm dhe nuk është i infektuar.
” Presidenti është absolutisht i shëndetshëm, ” tha Peskov.
Presidenti rus nuk do të udhëtojë në Taxhikistan këtë javë për të marrë pjesë në takimet e sigurisë, por do të marrë pjesë në një telekonferencë, tha Kremlini.
Të hënën, Presidenti i Rusisë priti në Moskë homologun e Sirisë Bashar al-Assad dhe në Kremlin atletët e ekipit Paralimpik rus.
Vendimi i udhëheqësit të Kremlinit për t’u izoluar sugjeron një shkelje të mundshme në regjimin rigoroz të vendosur për të mbajtur Putinin, të shëndetshëm dhe larg nga kushdo me COVID-19.
Vizitorëve të Kremlinit u është dashur të kalojnë nëpër tunele të veçanta dezinfektimi, Putin është i vaksinuar me dy doza të vaksinës ruse Sputnik V, gazetarët që marrin pjesë në evenetet ku ai është prezent duhet t’i nënshtrohen testeve të shumta PCR dhe njerëzve që takon u kërkohet të karantinohen paraprakisht dhe të testohen.
Fraksion.com