AktualitetTë fundit

“Rama i drejtoi dorën, Merkel grushtin”; Ceremonia në Pallatin e Brigadave

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare.

Në momentin e parë të takimit u duk se Rama i drejtoi dorën, por kancelarja Merkel nxori grushtin për të respektuar të gjitha masat anti Covid.

Kancelarja gjermane do të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel rreth orës 14:35.

Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në disa segmente rrugore, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Të gjithë qytetarët nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme duhet të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

 

Fraksion.com