Përfundon takimi kokë më kokë mes Merkel dhe Ramës! Nisem drejt takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama kanë përfunduar takimin kokë më kokë që zhvilluan në Pallatin e Brigadave.
Pas takimit ata janë larguar me delegacionet e tyre drejt Business Park ku do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur në këtë ambient në pritje për të zhvilluar takimet bilaterale.
Në takim do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit rajonal, ku janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.
Në përfundim të këtyre takime do të ketë një konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel.
Kancelarja Merkel u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko. Gjatë ceremonisë shtetërore Merkel këkroi të ulej në karrige për shkak të gjendjes shëndetësore, vendim që e ka shoqëruar edhe kryeministri Rama.
Fraksion.com