Ndërron jetë nëna e kryeministrit britanik Johnson
Nëna e kryeministrit britanik Boris Johnson, Charlotte Johnson Wahl, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare, sipas një deklarate të familjes të ndarë me shtypin vendas.
Nëna e kryeministrit Johnson vdiq “papritur dhe paqësisht” në spitalin St. Mary në Londër të hënën, thuhet në deklaratën në Daily Telegraph.
Johnson Wahl vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
Ajo lindi në vitin 1942 si vajza e presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Sir James Fawcett./AA
Fraksion.com