Municione mbi Urën e Bunës në Shkodër; EOD eleminon rreziqet
Efektivët xhenier të Komandës Mbështetëse kanë realizuar këtë javë operacionin për heqjen e dy municioneve të gjetura mbi urën e Bunës në Shkodër, duke eleminuar kështu rrezikun serioz që mund të shkaktoheshin për banorët e kësaj zone.
Ekipi EOD, pas marrjes së urdhërit nga Shtabi i Përgjithshëm, shkoi menjëherë në zonë dhe bëri vlerësimin e situatës për heqjen e dy municioneve, një predhë mortajë thërrmuese 82 mm dhe një predhë topi thërrmuese kundraajror 100mm.
Këto municione u trasportuan për në Batalionin e Xhenios në pritje për t’ u asgjësuar në një moment të dytë.
Fraksion.com